Atentati në Memaliaj, ish-prokurori: Rast ekstrem, nuk janë vrasës profesionistë…

3 months ago 16

Ish-prokurori  Bledar Bejko, në emisionin Open në News24, duke folur për atentatin e ndodhur mesnatën e së shtunës në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i 4-t, tha se  rasti konkret është specifik.

Bejko tha se janë disa atentate që janë kryer, që kanë pasur një objektiv, pavarësisht se në ndodnjë rast është arritur qëllimi dhe në të tjera jo.

“Atentati në Memaliaj është rast ekstrem. Autorët duket se kanë humbur durimin, vrasësit profesionistë eleminojnë vetëm objektivin, ndërsa në rastin konkret, kanë menduar të arrijnë qëllimin, pa pyetur për dëme të tjera”, tha Bejko.

Ai u shpreh se ndoshta mund të jenë vrasës me pagesë, por ndoshta nuk janë profesionistë aq sa duhet.

“Mendoj se ata nuk i janë drejtuar objektivave direkt, por janë drejtuar te familjarët, në rastin konkret babai dhe xhaxhai”, tha Bejko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article