“Basha dhe Alibeaj pengje të Ramës”/ Pas bashkimit mes dy grupimeve, Noka dhe Bardhi zbresin në bazë, takim me qytetarët në Shkodër

8 months ago 6

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë nisur sot një tur takimesh në bazë.

Turi ka nisur nga Shkodra, ku dy deputetët, pas bashkimit kanë takuar qytetarë.

Deputeti Noka ka deklaruar se nga Shkodra do të nisë qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës.

“Shkodra qyteti i qëndresës, rezistencës, qyteti ku ka ndodhur çdo përmbysje regjimi.

Ndaj pas bashkimit tonë përfundimtar e nisëm takimin në Shkodër. Nga këtu do nisi qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës. Dita po vjen, Ne do t’i prijmë kësaj beteje për demokratët dhe Shqipërinë.

Ajo që demokratët presin është që PD e bashkuar tashmë, të fuqizohet ringrihet e të rrëzojë regjimin. Do jemi bashkë në këtë mision, Basha dhe Alibeaj kanë vërtetuar që janë pengje të regjimit. Për gjithë të tjerët dera vijon të jetë e hapur”, tha Noka.

Bashkimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës në një formacion të vetëm politik, e ka çuar në 37 numrin e demokratëve pjesë të këtij grupi, të cilët së bashku me aleatët bëhen 41 vota në parlament.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article