TIRANE
Në këto ditë të nxehta, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të ndihmuar qytetarët dhe turistët e shumtë. Në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, Bashkia ka ngritur “Çadrën e Kujdesit”, ku ofrohet matja e tensionit dhe ujë falas.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan: ” Në këto ditë të nxehta, kujdesemi për ju! ☀️🩺 Çadra e Kujdesit në 📍 sheshin “Skënderbej” ofron matje tensioni, freski, dhe ujë falas për qytetarët dhe qenushat tuaj. 💦🐾”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb