Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë një grup i strukturuar kriminal.
Bardhi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të premten, më 26 prill të protestojnë kundër hajdutërisë të taksave.
“Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminal. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve.
Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona”, shkruan Bardhi.
Postimi i Gazment Bardhit:
Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminal. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve. Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.
Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb