Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës vazhdon ecurinë fantastike, fiton edhe ndaj West Ham

6 months ago 12

Bayer Leverkuseni ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj West Ham me rezultat 2-0, për të bërë hap të madh për kalimin tutje.

Golat e fitores u shënuan krejt në fund edhe pse “Aspirinat; kishin dominim dhe raste nga fillimi deri në fund.

Jonas Hoffman zhbllokoi ndeshjen në minutën e 83-të për t’i dhënë epërsinë Bayerit.

🚨🚨| GOAL: HOFMANN GIVES BAYER THE LEAD!!

Bayer Leverkusen 1-0 West Ham

pic.twitter.com/7U2c8N7oWc

— CentreGoals. (@centregoals) April 11, 2024

Vulën takimit ia dha Victor Boniface që shënoi në minutën e parë të kohës shtesë.

🚨🚨| GOAL: BONIFACE DOUBLES THE LEAD!!!

Bayer Leverkusen 2-0 West Ham

pic.twitter.com/Yr7ZvtZMh4

— CentreGoals. (@centregoals) April 11, 2024

Granit Xhaka, udhëhoqi mesfushën e Leverkusenit edhe në këtë ballafaqim, duke e kompletuar ndeshjen për 90 minuta.

Bayer Leverkuseni është afër që ta fitojë titullin e parë në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë për herën e dytë në histori, ndërsa ka bilance prej 42 ndeshje rresht pa humbje, prej tyre 37-të fitore. /Telegrafi/

Read Entire Article