Bayerni i Mynihut e mori më shumë se seriozisht kupën e Gjermanisë duke mundur thellë Maincin 4 me 0. Rezultati i jep mundësi skuadrës bavareze që të kalojë në raundin e tretë të këtij trofeu. Xhamal Musiala ishte njeriu i ndeshjes në transfertë për skuadrën e Visnent Kompani.
Talenti i bavarezëve realizoi tre gola, të gjitha në pjesën e parë. Në fakt miqtë kompletuan gjithçka në këtë pjesë, pasi edhe Loreoi Sane shënoi në minutën e parë shtesë. Ky avantazh i thellë e lejoi trajnerin belg të Bayernit që të hiqte nga loja pesë titullarë në pjesën ë dytë, për t’i ruajtur edhe për fundjavën në kampionat dhe Champions që është në prag, mesjavën që vjen. E bukur sfida mes Ajntrahet Frtabnkudfte dhe Borusia Mynshgladbah. Vendasit u kualifikuan duke fituar 2 me 1, ndonëse luajtën me 10 lojtarë që nga fillimi takimit kur u nxor jashtë Theate.
Frankfurti ndonëse në disavantazh numerik, zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë me anë të Ekitike. Gladbahu pati një start premtues të pjesës së dyte kur Itakura barazoi rezultatin, mirëpo Marmush në minutën e 70 çoi në festë të zotët e shtëpisë që mbrojtën fort këtë avantazh duke u kualifikuar. Frajburgu gjithashtu kaloi në raundin e tretë duke mundur një shtëpi Hamburgun 2 me 1, ndërsa një biletë për në fazën tjetër të kupës e siguruan edhe Darmshtad, Arminia Bilefeld, Hofenhajm, Herta Berlin, dhe Verder Breemen. /vizionplus.tv