Manchester United e nis me këmbën e mbarë epokën pa Ten Hag

17 hours ago 31

Manchester United e ka filluar mbarë epokën pa trajnerin Erik ten Hag duke mposhtur me rezultat 5-2 Leicester Cityn dhe kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Ligës së Anglisë.

Casemiro shënoi një gol të bukur në minutën e 15, ndoshta golin më të bukur të karrierës së tij duke bërë një goditje nga larg e cila përfundoi në këndin e djathtë të sipërm të golit të Leicesterit.

Gernacho do të shënonte golin e dytë për Djajtë e Kuq pasi që mori një top të mirë në zonë nga Diogo Dalot  për rezultat 2-0.

Leicester u kthye në ndeshje kur Bilal El Khannouss (Leicester) arriti që të shënonte gol në minutën e 33-të të ndeshjes.

Tre minuta më vonë, United shënoi gol me anë të Bruno Fernande. Ai ekzekutoi një goditje të lirë ku topi u devijua nga një mbrojtës duke mos i dhënë mundësi Danny Ward që ta priste atë.

United do të shënonte përsëri pas tre minutash ku përsëri ishte Casemiro ai që shënoi në minutën e 39-të.

Casemiro ishte afër për të bërë het-trik, por nuk e shfrytëzoi një mundësi të mirë në minutën e 42-të, ashtu si Gernacho që po ashtu humbi një mundësi të mirë për Manchester dy minuta më vonë.

Leicester e ngushtoi përsëri rezultatin duke shënuar gol në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë për rezultat 4-2 me anë të Conor Coady.

Goli i pestë për United erdhi në minutën e 59-të.

Bruno Fernandes (Manchester United) i shpëton kurthit të pozitës jashtëloje duke dalë ballë për ballë me portierin dhe duke e mposhtur atë me gjakftohtësi.

Pas këtij goli ishin edhe dy raste tjera.

Boubakary Soumare (Leicester)  bëri një goditje të fortë drejtë portës në minutën e 67 por topi goditi vetëm shtyllën, ndërkaq në minutën e 70 Diallo i Manchester United nuk arriti ta shfrytëzoi si duhet një pasim të Bruno Fernandes dhe plasoi topin jashtë portës.

Manchester United me këtë fitore kalon në çerekfinale të EFL Carabao Cup të Anglisë.

Read Entire Article