Mirlind Daku zhvilloi një sezon fantastik vitin e shkuar, po ashtu edhe paraqitjet e tij në europian ishin mbresëlënëse, dhe kjo ishte një nga arsyet që sulmuesi shqiptar u lakua në merkaton e verës, por në fund qendroi në Rusi.
Sa i përket mosshitjes së tij në merkaton e verës pasi për të shfaqën interes klubet holandeze, belge dhe italiane ka reaguar Drejtori Sportiv i Rubin Kazan, Konstantin Dzyuba.
Ai tha se pavarësisht ofertave për Dakun, asnjë nga klubet e interesuara nuk ofroi para mjaftueshëm.
“Daku ka pasur oferta zyrtare edhe përpara Kampionatit Europian. I kemi studiuar të gjitha. Pas Europianit, interesi u rrit. Sidoqoftë, negociatat nuk ia vlejtën, sepse shifrat e ofruara ishin të ulëta. Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me Dakun. Ai dëshiron të rritet. Eshtë djalë me parime. Ai është i kënaqur me gjithçka që kemi në klubin tonë”, tha Konstantin Dzyuba.