Bellingham tregon momentin e tij më të mirë që prej se është bërë pjesë e Real Madridit

9 months ago 32

Jude Bellingham as në ëndrrat e tij më të çmendura nuk do ta kishte paramenduar një start më të mirë të sezonit me Real Madridin në 2023.

Reprezentuesi anglez ishte për shumë kohë objektivi kryesor i madrilenëve dhe gjërat u përshpejtuan kur ai shprehu dëshirën e tij për largim nga Borussia Dortmund.

Bellingham refuzoi mundësinë për t’u rikthyer në Angli dhe për të dominuar Ligën Premier dhe në vend të kësaj vendosi që t’i japë përparësi Real Madridit apo klubit të tij të ëndrrave.

Ky vendim doli të ishte mjaft i qëlluar për të pasi ai po shkëlqen me Los Blancos, teksa e ka mbyllur vitin si golashënuesi më i mirë në La Liga, duke shënuar 13 gola në 17 paraqitje.

Statistikat e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që ai menjëherë të “rrëmbejë” zemrat e të gjithë tifozëve të klubit dhe të shndërrohet në idhull për të gjithë.

Sidoqoftë, pasi u pyet për momentin e tij më të mirë si lojtar i Real Madridit deri më tash këtë sezon, Bellingham ishte i qartë për impaktin që po ushtron në kryeqytetin spanjoll.

“Momenti më i mirë i vitit? Për mua ishte fitorja në El Clasico. Shënova dy gola dhe mendoj se ishte një moment i madh për secilin”, ka thënë Bellingham.

20-vjeçari është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin, pas një problemi me shpatullën në javët e fundit të vitit dhe pritet të startojë nga minuta e parë ndaj Mallorcas më 3 janar./Telegrafi/

Read Entire Article