“Blindimi” i Tiranës për vizitën e Blinken, reagon ministri Balla: Mirënjohje policisë dhe qytetarëve

8 months ago 19

Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Balla ka pëgëzuar punën e policisë për zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvajtjen e kësaj vizite të zyrtarit të lartë të SHBA.

Po ashtu mirënjohje ka shprehur edhe për qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvjatjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit. Mirënjohje qytetarëve të Tiranës për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, shprehet ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article