Bora arriti në 15 centimetra, shkakton dëme në bujqësi në Dibër dhe në Bulqizë

6 months ago 6

Dëbora e rënë një ditë më parë ka shkaktuar dëme në bujqësi në të gjithë Dibrën e Bulqizën. Në Qarkun Dibër me të prekura ishin bashkitë Dibër e Bulqizë, ku trashësia e borës arriti deri në 15 centimetra.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se për shkak se temperaturat gjatë natës ju afruan vlerës 0 gradë celsius, dëbora e rënë gjatë ditës nuk arriti të shkrihej. Kjo ka bërë që të ketë dëme në bujqësi, kryesisht në frutikulturë.

Banorët e fshatit Kodra e Danit në njësinë administrative Fushë Bulqizë thonë se nuk e mbajnë mend që të ketë reshje dëbore në fund të muajit Prill. Ata shprehen se bora ka thyer pemët frutore, të cilat kanë qenë me fruta. Duke nisur edhe nga temperaturat e ulëta, banorët i frikësohen dëmeve të mëtejshme për prodhimin e këtij viti.

Bore2Bore2

Sa i përket lëvizjes së banorëve, ajo është bërë normalisht në të gjithë Qarkun Dibër, ndërsa specialistët e bujqësisë e shohin si të dëmshme dhe me pasoja të mëdha në ditët në vijim nëse nuk do të ketë rritje temperaturash.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article