Carragher sulmon pronarin e Chelseat pasi ai po e shet një yll të skuadrës

9 months ago 42

Një largim i madh pritet të ndodhë nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit dhe ai është mesfushori Conor Gallagher.

Mesfushori anglez pritet të shitet nga londinezët për të përmirësuar bilancet në Fair Play financiar dhe kjo nuk i ka pëlqyer fare legjendës së Liverpoolit, Jamie Carragher.

Chelsea thuhet se është pranë marrëveshjes me Tottenham Hotspur për shitjen e Gallagher për shifrën  40 milionë eurove, shumë që do të përmirësonte bilancet e tyre në FFP.

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka kritikuar presidentin e Chelseat për këtë vendim që sipas tij nuk është aspak i mirë, pasi Gallagher ka qenë ndër lojtarët më të mirë të klubit.

“Gallagher ka qenë lojtari më i mirë i Chelseat këtë sezon së bashku me Cole Palmer, kjo vetëm tregon se çfarë rrëmujë ka bërë pronësia e re në klub”, shkroi ai në Twitter.

“Shitet një lojtar i akademisë sepse ndihmon me FFP”, ka shkruar Carragher në llogarinë e tij duke vendosur një figurë dëshpëruese. /Telegrafi/ 

Read Entire Article