“Çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit”, ambasadori i BE në Tiranë: Mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë

6 months ago 3

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se Unioni mbështet plotësisht institucionet e reja të drejtësisë. “Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët. Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Në takimin e projektit BE për Drejtësinë, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre. Drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Bashkimi Evropian do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi”, ka theksuar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article