Kryeministri Rama ka reaguar pëmes një postimi në Tëitter në lidhje me çështjen e Fredi Belerit dhe komenteve nga pala greke.
“Interesante! “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se cilat autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë rast nuk është rezultati i zgjedhjeve, por rezultati i gjykatave, të cilat tashmë e kanë refuzuar një kërkesë të tillë. Unë përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtet tronditëse nëse Partia e madhe Popullore Evropiane do të miratonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat të ndryshëm nga ai i vendosur nga Prokurori Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtin emër. Këto institucione u krijuan me mbështetjen e plotë nga BE dhe SHBA dhe ndihmohen nga afër nga SHBA dhe BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse është e nevojshme, ne jemi më se të gatshëm t’i ofrojmë lidershipit shumë të respektuar të PPE-së informacion për këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. Është pa dyshim që të gjitha autoritetet shqiptare presin shumë mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së, si një zë i fortë i Evropës sonë gjatë kësaj faze historike ndryshimi për vendin tonë. Së fundi, rastet e profilit të lartë po hetohen tërësisht, duke kapërcyer përkatësitë politike dhe duke sinjalizuar fundin e një epoke të gjatë mosndëshkim”– shprehet Rama.
Interesting! “We call upon Albanian authorities”… A call without specifying which authorities and, for sure, without being informed that the problem in this case is not the outcome of the elections, but the outcome of the courts, which have already refused such a demand⚖️.
— Edi Rama (@ediramaal) September 5, 2023
Top Channel