Chelsea e ka seriozisht për Khvicha Kvaratskhelian, Napoli i ka caktuar çmimin

10 months ago 22

Reklama

Chelsea është e interesuar për anësorin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

Gjeorgjiani konsiderohet ndër lojtarët e rinj më emocionues në Evropë.

ESPN raporton se Chelsea është gati të bëjë një lëvizje për Kvaratskhelia.

Megjithatë, qëllimi i Napolit është të mbajë yllin e tyre dhe ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh.

Chelsea nuk frikësohet nga çmimi, por ka shqetësime për shkak të kërkesave të Fair Play Financiar.

Blutë e Londrës me gjasë do të largojnë anësorët që nuk i kanë në plan, për t’i bërë vend Kvaratskehlias. /Telegrafi/

Read Entire Article