“Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin” – legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

5 months ago 10

Mateo Kovacic ka pasur një sezon të parë të mirë në Manchester City, me të cilin është afër fitimit të titullit, gjë që nuk mund të thuhet për ish-klubin e tij Chelsea.

Ish-lojtari i Chelseat, por edhe i Arsenalit dhe Tottenhamit, William Gallas ka analizuar lëvizjet që ka bërë Chelsea në afatin e kaluar të verës.

Chelsea shiti dy lojtarë tek konkurrentët e drejtpërdrejtë. Kai Havertz shkoi në Arsenal dhe Kovacic në City.  Gallas beson se Chelsea bëri një gabim kur liroi Kovacic.

“Kai Havertz pati një sezon të mirë në Arsenal, por ai nuk shënoi gola të mjaftueshëm për të justifikuar çmimin e tij. Chelsea nuk gaboi që e la të largohej”.

“Nga ana tjetër, ardhja e Caicedo dhe Fernandez e shtyu largimin e Kovacic. Megjithatë, mesfushorët e rinj ka nevojë për lojtarë me përvojë si Kovacic, Chelsea duhet ta kishte mbajtur të paktën edhe një sezon për të ndihmuar lojtarët e rinj të përparojnë”, ka thënë Gallas.

Kujtojmë se Gallas kaloi 12 vite në Ligën Premier dhe bëri 321 paraqitje. Ai luajti pesë sezone për Chelsean, katër për Arsenalin dhe tre për Tottenham. Ai kishte 84 paraqitje për Francën. /Telegrafi/ 

Read Entire Article