Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

5 months ago 12

Anthony Joshua i është bashkuar Cristiano Ronaldos në meçin e shumëpritur të boksit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk, që do të luftojnë për titullin e peshave të rënda në boks në Arabinë Saudite.

Dy herë kampioni i botës, Joshua, arriti në ‘Kingdom Arena’ të Riadit duke u ulur pranë legjendës së futbollit Ronaldo para asaj që po konsiderohet si një ‘meç historik’.

Ish-ylli i Manchester United, Real Madridit dhe Juventusit, Ronaldo, ka qenë rregullisht i pranishëm në eventet e boksit në Arabinë Saudite që prej se u bë pjesë e Al Nassr në janar të vitit 2023.

Fury kampion në kategorinë WBC dhe Usyk i cili mban rripat në IBF, WBO dhe WBA, do të luftojnë për kurorën e kampionit të peshave të rënda në boks për herë të parë që prej se Lennox Lewis e kishte fituar atë në 1999.

Teksa një meç i dytë mes këtyre dy boksierëve pritet të ndodhë më vonë gjatë këtij viti, fokusi i Joshuas do të jetë që të ndeshet me fituesin e saj.

Cristiano Ronaldo x Antony Joshua. 👀 pic.twitter.com/JLfCwnr1ek

— TC (@totalcristiano) May 18, 2024

Joshua gjithashtu do të ishte i etur që të marrë hakmarrjen e tij pas dy disfatave që kishte pësuar ndaj Usyk, pasi humbi dy titujt e tij ndaj ukrainasit në 2021, me këtë të fundit që e kishte mposhtur edhe në meçin e dytë.

Teksa Fury dhe Usyk me gjasë do të takohen përsëri në tetor pa marrë parasysh se çfarë ndodh sonte, Joshua pritet që të rikthehet në ring për një shfaqje spektakolare në ‘Wembley Stadium’, aty ku nuk ka luftuar që nga viti 2018 kur atëherë e kishte mposhtur Alexander Povetkin.

Joshua do të ndeshet me fituesin e meçit Filip Hrgovic – Daniel Dubois meç ky i cili do të zhvillohet më datë 1 qershor./Telegrafi/

🚨Cristiano Ronaldo arrives at the Kingdom Arena to watch the boxing match.🥊
pic.twitter.com/DwXznjUeWQ

— CristianoXtra (@CristianoXtra_) May 18, 2024

Read Entire Article