Dallas merr fitore të rëndësishme në udhëtim te Golden State Warriors

9 months ago 50

Dallas Mavericks ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Golden State Warriors me 10 pikë diferencë 132:122.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante dhe në fund mysafirët nga Teksasi triumfuan falë edhe paraqitjes fantastike të Luka Doncic.

Ylli slloven ishte i pandalshëm në këtë sfidë me 39 pikë, 10 asistim e tetë kërcime.

West Standings update 🗣️

Timberwolves pick up win 24

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/twThX3ExLl

— NBA (@NBA) December 31, 2023

Ndërkohë te Mavericks u dalluan edhe Dante Exum me 19 pikë, Josh Green shtoi 18 pikë dhe Dereck Lively II pati 12 pikë dhe 14 kërcime për të marrë këtë fitore.

Te skuadra vendase Stephen Curry realizoi 25 pikë dhe shtatë asistime, ndërkohë Chris Paul shtoi 24 të tjera, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitore. /Telegrafi/

Read Entire Article