Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

5 months ago 16

Deçiqi i Tuzit është shpallur kampion në elitën e futbollit në Malin e Zi, duke nisur festën një javë para fundit të kampionatit.

Skuadra shqiptare dominoi këtë sezon dhe festoi titullin pas fitores me rezultatin minimal 1-0 si mysafir ndaj Sutjeskës, ku për më shumë se një pjesë luajti me një futbollist më pak.

Golin e vetëm këtë ndeshje e shënoi Darko Bozovic, ish mesfushori i Prishtinës në minutën e 32-të.

Fitorja e skuadrës shqiptare të Tuzit, e shoqëruar edhe me humbjen e Buducnostit në shtëpi, bëri që Deçiqi të ngjitet në kuotën e 67 pikëve, me gjashtë pikë më shumë se kryeqytetasit, shpallet zyrtarisht kampion një javë para fundit.

Ky është titulli i parë kampion në histori për skuadrën e Deçiqit, që për herë të parë në elitën e futbollit malazez ka debutuar në sezonin 2006-2007.

Për këtë sukses padyshim merita të mëdha kanë edhe futbollistët shqiptar si Robert Gjelaj, Romario Camaj, Ilir Camaj, Pjetër Lulgjuraj, Leon Ujkaj dhe Mario Gjolaj.

Drejtor sportiv është Fatos Beqiraj, i cili përveç kualitetit të jashtëzakonshëm që ka pasur si futbollist, ka treguar se ka një ‘sy të mirë’ edhe për talentët e futbollit.

Kryetar i klubit është shqiptari Pal Dreshaj, i cili k afruar rreth klubit shumë shqiptarë që ndihmojnë edhe financiarisht. /Telegrafi/ 

Read Entire Article