“Demokracia po asfiksohet”, Roshi për bashkimin e partive opozitare: Vendimmarrja të jetë me shumicë të cilësuar

8 months ago 13

Partitë opozitare po mbajnë një takim në kuadër të bashkimit dhe krijimit të konfederatës.

Deputeti Artur Roshi:

Vlerësoj nismën dhe përkushtimin e iniciatorëve dhe kolegëve që e përkrahën dhe mbështetën iniciativën.
Të gjithë e dinë sa e vështirë është të rregullosh gabimet që njihen si të vërteta. Këto janë fjalët e Mit’hat Frashërit.
Në kontekstin filozofik sipas tij e e vërteta është e drejta. Është e drejtë të vijojë qeverisja e sotme, shqiptarët thonë jo. Demokracia po asfiksohet. Në sfond kemi një aromë diktature, njerëzit janë lodhur, po lënë vendin sepse kanë humbur shpresën.
Roli i individit në këtë bashkim, të mos jetë përcaktues në vendime, mendoj se është e zgjidhshme
Kur autoriteti vendoset me votimin, është i ligjshëm dhe i moralshëm. Kur është kundër shumicës që kanë të drejtën e votës dhe fiton verdikti i individit, është i dëmshme. Vendimmarrja të jetë në një shumicë të cilësuar 4/5 për veprimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article