“Dështimi më i madh i qeverisë së Edi Ramës”, Bardhi: Ekonomia, kryearsyeja për të protestuar më 20 Shkurt

8 months ago 5

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas nisjes së turit të takimeve me demokratët në bazë.

Ky është takimi i parë në terren që nga e hëna, ku u arrit bashkimi i PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi tha se ekonomia është dështimi më i madh i qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 Shkurt.

Postimi:

Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 Shkurt, ora 17:30 përpara Kryeninistrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete të Afrikës.
Nga Shkodra nisëm turin e takimeve për të ftuar qytetarët të reagojnë dhe të na bashkohen në protestën e 20 Shkurtit. Në takimet me qytetarë dhe bizneset e zonës, kuptuam nga afër padurimin e tyre për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetarë shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article