Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec, lihet në burg autori i dyshuar i krimit dhe 3 bashkëpunëtorët e tij

2 months ago 7

“Arrest me burg” për autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progas, i cili akuzohet se ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime fatale viktimës, duke te humbja e jetës.

Denis Muça, 29 vjeç, doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Korçës, ku u njoh dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ndërkohë, për krimin e rëndë janë arrestuar dhe tre persona të tjerë, një ditë pas ngjarjes.

E njëjta masë u dha edhe për tre personat e tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article