“Do të qëndrojmë deri në fitore”, Teliti: Të gjithë bashkë të largojmë Erion pseudo-mundësin

2 months ago 5

Eksperti i çështjeve ekonomike dhe këshilltari bashkiak i Tiranës Dorjan Teliti, në fjalën e tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës tha se të gjithë do qëndrojmë deri në fund.

Teliti theksoi se Veliaj e bashkëpunëtorët e tij duhet të largohen.

“Me do largojmë Erionin, pseudo-mundësin, që financon industrinë e betonit, të krimit dhe korrupsionit, duke zhytur në varfëri 1 milion banorë të Tiranës. Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë një kryeqytet të papastër.

Janë paguar 32 milionë euro për një vit për pastrimin e plehrave dhe plehrat janë kudo në kryeqytet. Të gjithë të qëndrojmë deri në largimin e Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Do të qëndrojmë deri në fitore”, tha Teliti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article