“Do të të vras nëse nuk kthehesh me mua”, si e kërcënoi shqiptari italianen shtatzënë para se ta masakronte me thikë

10 months ago 10

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Vanessa Ballan, 27-vjeçares shtëtzënë, e cila u godit disa herë me thikë në fshtin e saj Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos.

Bujar Fandaj, 41-vjeçari kosovar i arrestuar për krimin, jo vetëm që nuk pranoi përfundimin e marrëdhënies me viktimën, por edhe e kërcënoi gruan për një vit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras”, “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”, janë mesazhet që shqiptari i kishte drguar Vanessës.

Sipas medieve italiane, viktima kishte pasur një lidhje një-vjeçare me Fandajn, të cilës vendosi t’i jepte fund dhe në tetor e denoncoi për kërcënime dhe përndjekje.

Një ankesë që rezulton e padobishme deri në epilogun tragjik.

Një vit kërcënimesh

Bujar Fandaj e kërcënoi dhe e përndoqi gruan për rreth një vit, duke e shantazhuar dhe duke e kërcënuar se do t’ia zbulonte partnerit lidhjen e tyre tashmë të mbaruar, duke shfaqur edhe disa video intime.

Bujar Fandaj u arratis pas krimit të rëndë për tu arrestuar disa orë më vonë disa metra larg shtëpisë./vizionplus.tv

Read Entire Article