Driton Tali flet për deklaratën e fundit nga Kupchan – jep paralajmërimin: Serbia do të dorëzohet kur..!

1 month ago 7
Reklamë

Njohja e Kosovës është një histori e përfunduar.

Kështu ka deklaruar Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetoën në Uashington në një intervistë të dhënë së fundmi.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për ‘Bota sot’, ka folur Driton Tali.

Ai thotë se deklarata e profesorit Kupchan është thënë nga prespektiva e një intelektuali të paanshëm përendimor.

Sipas Talit, që Kosova është e pavarur tashmë e din të gjith qytetarët e Serbisë, pa marrë parasysh se sa racist mund të jetë ndaj shqiptarëve.

Profesori i nderuar me deklaratën se "njohja e Kosovës është një histori e përfunduar" është shprehur nga perspektiva e një intelektuali të paanshëm perendimor. Për faktin se gjitha shtetet serioze që e kanë njohur Reoublikën e Kosovës, për ato çështja e njohjes ka përfunduar në atë koment. Pra këtu s'ka çka debatojmë më.

Zatën, këtë e dijnë edhe qytetarët e Serbisë. Po ta pyesim cilindo serb, pa marrë parasysh se sa racist mund të jetë ndaj shqiptarëve, se a është Kosova e pavarur do të thotë po”, u shpreh ai.

Më tej, Tali thotë që Kosova për Serbinë është e pavarur që nga qershori 1999 mirëpo që e njejta vuan nga hexhemonizmi, ashtu siç vuan ta zëmë edhe mentorja e saj - "kjo Rusi".

Në fund, ai nënvizon se kjo qasje pret të ndryshoj kur Putin dorëzohet në Ukrainë.

“Në relation me Serbinë, de facto Kosova është e pavarur që nga qershori i 1999, pra që kur u tërhoq ushtria dhe administrata e Serbisë nga Kosova.

Por "kjo Serbi" akoma vuan nga hexhemonizmi, ashtu siç vuan ta zëmë edhe mentorja e saj - "kjo Rusi".

Që të dyjat e dijnë SE kapacitet e tyre ekonomik, shoqërore e politike janë jo të mjaftueshme për ta suportu këtë atitudë, por ato edhe me tutje vazhdojnë me avazin e vjetër sepse janë pengje të politikanëve autokratë të korruptuar.

Unë pres që kjo qasje, ky mentalitet, sa i përket Serbisë, të dominojë derisa të dorëzohet Putini (mentori i saj) në Ukrainë, e pas dorëzimit të Putinit edhe fryma në Serbi do të ndryshoj për 180 shkallë”, përfundoi Driton Tali për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article