Duka bën bilancin e 2024

9 months ago 27
16:01 31/12/2023

“Kualifikimi në Europian, qershia mbi tortë”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka cilësoi si arritjen më të madhe të vitit kualifikimin e Shqipërisë në finalet e Euro 2024. Një sukses historik për mënyrën se si u realizua. 

“Por ajo që është qershia mbi tortë, ai që është suksesi më i madh i Shqipërisë së futbollit për vitin 2023 janë paraqitjet fantastike të ekipit tonë kombëtar, rezultatet e saj dhe kualifikimi për në EURO 2024. Kualifikimi i bindshëm si asnjëherë tjetër dhe i cilësuar si skuadra më e mirë e grupit”.

Duka pret që të ketë rezultate edhe në fazën finale ndeshjet e së cilës do t’i ndiqni të gjitha pa pagesë në TV Klan. Kreu i FSHF-së kujton se gjatë 2023 Shqipëria priti një numër të lartë turnesh ndërkombëtarë.

“Dua të theksoj se në Shqipëri gjatë këtij viti janë organizuar 13 turne ndërkombëtarë, të besuar nga UEFA këtë vit”.

Shqipëria këtë vit mori besimin për organizimin e finaleve e Kampionatit Europian 2025 për 17-vjeçarët.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article