E drejta televizive në La Liga

9 months ago 18
18:30 31/12/2023

Kryesojnë Real Madrid dhe Barcelona

La Liga në Spanjë ndau të ardhurat nga e drejta televizive për sezonin 2022-2023 që në total janë gati 1 miliard e 600 milionë Euro ku 90% e shumës është për ekipet e ligës së parë.

Real Madrid dhe Barcelona kanë përfituar më shumë se të tjerët, mbi 160 milionë secili. Kjo shumë është në të njëjtin nivel me më të mirët e Premier League, që vlerësohet si kampionati me më shumë të ardhura nga e drejta televizive.

Atletico Madrid është i treti 119 milion euro, më mirë se çdo skuadër në Bundesliga, Serie A apo Ligue 1.

Klubi më i varfër është Mallorca me gati 45 milionë, por në krahasim me kampionatin italian përfiton më shumë se çdo skuadër e gjysmës së poshtme të tabelës së klasifikimit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article