Elseid Hysaj i shpëtoi mrekullisht tragjedisë, arriti të zhbllokohet nga Ferrari i tij që iu dogj plotësisht

6 months ago 9

Mbrojtësi i Lazios dhe Shqipërisë, Elseid Hysaj së bashku me vjehrrin e tij ishte protagonist i një episodi të pakëndshëm ku rrezikoi jetën, pasi vetura e tij papritmas mori flakë dhe u dogj e tëra.

Një veturë luksoze e markës Ferrari në vlerë prej 160 mijë euro mori flakë të dielën e kaluar.

Mbrojtësi shqiptar pati një rrezik të madh, i cili mund të kishte pasoja të mëdha, por përfundoi ‘pozitivisht’.

Gjatë vozitjes, makina ka marrë flakë papritmas, me dyert e bllokuara automatikisht, por Hysaj dhe vjehrri i tij ia dolën të çliroheshin, ku dëshmitare e skenës ishte gruaja e futbollistit të Lazios.

Tragedia sfiorata per Hysaj: bloccato nella sua auto in fiamme ⚠️😱https://t.co/9eA0KwSr44

— GOAL Italia (@GoalItalia) April 12, 2024

“Makina u përfshi papritur në flakë, për fat nuk u lënduam, i shpëtuam rrezikut”, ka thënë fillimisht Hysaj për Il Massaggero.

Ylli i Lazios bëri denoncim pasi dyshohet se aksidenti mund të jetë për shkak të një defekti prodhues në makinë:

“Po, kështu është”, konfirmoi futbollisti shqiptar, i cili njihet si një koleksionist i supermakinave prej disa kohësh. /Telegrafi/

Hysaj e il suocero dentro la Ferrari in fiamme: paura per il terzino #hysaj #lazio #ferrari https://t.co/RHbh9O5Idx

— SportMediaset.it (@sportmediaset) April 12, 2024

#Lazio, #Hysaj ha rischiato la vita: intrappolato nell'auto in fiamme https://t.co/dNLlwNKIbu

— calciomercato.com (@cmdotcom) April 12, 2024

Read Entire Article