EMRAT/ 5 mijë euro gjykatës për të liruar të burgosurin në Korçë, SPAK lëshon 5 urdhër arreste

10 months ago 15

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre persona, të cilët do të ndërhynin tek një gjyqtare për të lehtësuar masën për një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Tre të arrestuarit, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Nikolla Hafëzllari do t’i ofronin gjyqtares 5 mijë euro për të zbutur masën e sigurisë ndaj një të arrestuari për trafik klandestinësh.

Po ashtu gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Dritan Tabaku dhe Artiana Kozici, teksa Djana Kodra u la në arrest shtëpie.

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 07 të vitit 2023, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i Krimit”, parashikuar nga nenet 245/1, pika 2 dhe 4 e 300 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit D. K., N. H., N. J., B. K. dhe A. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit B. K., i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal. Shtetasi D.T., dyshohet se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K. Penal.

Në bazë të kërkesës së  Prokurorisë së  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar TiranëGjykata e  Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.137 datë 25.12.2023, ndër të tjera  ka vendosur:

  1. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim  H.,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K. Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim K.,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K. Penal.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim  J., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim,parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K. Penal.
  4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”,parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim  K., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,parashikuar nga neni 245/1/4 i K. Penal (me profesion avokate).
  5. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K. Penal.
  6. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim A. K.,  e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim,parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K. Penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka urdhëruar ekzekutimin e masave të sigurimit të caktuara me vendimin Nr.137 datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar këto masa sigurimi në datat 25 dhe 26.12.2023.

Read Entire Article