Pas Fierit , ka patur të shtëna me armë edhe në Kamëz. Sipas policisë Jetmir Koleci 33-vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ilir Halilit, 45 vjeç, dhe Aatrit Halilit 39 vjeç, dhe më pas është larguar.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Njoftimi:
Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.