Policia e Fierit ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin një biznes. Në momentin e arrestimit atyre iu gjetën kaçavida si dhe një levë që shërbenin për thyerjen e derës së biznesit.
Arteus Muhaj dhe Besnik Muhaj rezultojnë me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, teksa policia po punon për zbardhjen e të tjera vjedhjeve, ku dy vëllezërit mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/