Emri/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë vrasje, arrestohet 50-vjeçari

3 months ago 8

Policia e Durrësit arrestoi një 50-vjeçar i dënuar me 6 vjet heqje lirie, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas në vitin 2015.

Policia njoftoi se në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e DVP Durrës kanë kapur në zonën e quajtur “Nishtulla” dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

Marlen Sallahu, 50 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi zyrtar

Durrës/Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar.

I dënuar me 6 vjet burgim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në vitin 2015, pas një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e DVP Durrës kanë kapur në zonën e quajtur “Nishtulla” dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

Marlen Sallahu, 50 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim sepse në vitin 2015, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article