EMRI/ Pas sherrit plasi arma ndaj berberhanes në Fier, arrestohet autori

10 months ago 12

Ka rënë në pranga autori tjetër i të shtënave me armë në një berberhane në Fermë Çlirim të Fierit.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të autorit, Geraldo Hoxha (Mahmutaj) me një klient të berberhanes.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, një ditë më parë u arrestua edhe bashkëpunëtori i Hoxhës, një 22 vjeçar.

“Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, ku në drejtim të një biznesi (berberhane), u qëllua me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 30 vjeç, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari. Nga veprimet e shpejta hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtor për këtë rast ka qenë shtetasi N. M. (M)., 22 vjeç, i cili u arrestua nga Policia, një ditë më parë”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article