Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Lungomare në Vlorë mbajti deklaratë për mediat.
Meta theksoi se Engjëll Agaçi është përgjegjës për akte korruptive të rënda. Ai shtoi se Partia e Lirisë do të jetë model i demokracisë dhe se pushtetin real në Shqipëri do të marrë populli.
“Partia e Lirisë do jetë model i demokracisë së brendshme dhe model i meritokracisë e nesër garante se kjo do të ndodhë edhe në administratën shtetërore dhe qeverisëse. Ne të ardhmen do të rrisim pensionet. Ne synojmë që Shqipëria të bëhet një vend eksportues, do të realizojmë investime të jashtëzakonshme në arsim.
Engjëll Agaci është shef i Edi Ramës dhe përgjegjës për aktet korruptive. Rama nuk harxhoi kohë që të mbrojë vëllanë e tij, por mbrojti Don Agaçin. Sovraniteti i Shqipërisë nuk vihet në diskutim, vendi do t’i përkasë popullit. Pushtetin real në Shqipëri do ta marrë popullin. Ne do të ngjisim edhe majën e Çikës”, deklaroi Meta.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb