Fabregas këshillon Arsenalin se si ta dominojë Anglinë për vite me vetëm një kusht

6 months ago 6

Cesc Fabregas beson se Arsenali mund të vazhdojë të dominojë futbollin anglez në vitet e ardhshme nëse mund të kapërcejë vijën në garën e titullit të Ligës Premier këtë vit.

Me shtatë ndeshje në dispozicion, Arsenali aktualisht është në krye të ligës me 71 pikë.

Liverpool është i dyti për shkak të goldallimit, ndërsa Man City pas me një pikë.

“Natyrisht që mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë tiutlli. Më shumë sesa thjesht të fitojmë një titull, pasi besimi do të kthehet, besimi mes lojtarëve dhe stafit dhe tifozëve dhe gjithë klubit”.

“Nëse ata arrijnë të fitojnë të parin, besoj se mund të bëhen një kërcënim i vazhdueshëm dhe Arsenali do të jetë sfidues për të gjithë titujt kryesorë”, ka thënë Fabregas.

Spanjolli e nisi karrierën si profesionist te Arsenali, ndërsa luajti edhe për Barcelonën dhe Chelsean. /Telegrafi/

Read Entire Article