Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

5 months ago 7

Lojtarët e Comos , pas ngjitjes në Serie A , fluturuan drejt Ibizas për të festuar suksesin e tyre në kampionat, ashtu siç kishte premtuar trajneri i tyre Cesc Fabregas.

Ish-kampioni i botës kishte bërë të ditur publikisht se në rast të promovimit të klubit do të paguante personalisht një udhëtim për lojtarët e tij në ishullin e famshëm iberik.

“Como fluturoi në Ibiza për të festuar promovimin në Serie A”, shkruhet në foton e publikuar nga kapiteni Patrick Cutrone pranë avionit që i çoi në Spanjë.

“Faleminderit Cesc Fabreg”, ka vazhduar shkrimi, duke konfirmuar premtimin e mbajtur nga trajneri spanjoll.

I giocatori del #Como in partenza per Ibiza. Vacanza premio pagata da Cesc #Fabregas dopo la storica promozione in #SerieA. Promessa mantenuta 😎 pic.twitter.com/Dne52XDm8H

— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 17, 2024

Como përfundoi kampionatin e Serie B në vendin e dytë dhe rrëmbeu kalimin direkt në Serie A. /Telegrafi/ 

Read Entire Article