Pamjet që shihni tregojnë pallatin të cilit iu vendos lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi në Pogradec, rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë. Nga shpërthimi, ka pasur dëme materiale në fasadën e pallatit dhe në brendësi të sheshpushimit.
BalkanWeb mëson se lënda plasëse është hedhur afër hyrjes së shtetasit Meardi Berberi, person me precedent të theksuar kriminal, i cili ka përfituar së fundmi nga amnistia.
BW mëson se personi në fjalë është i dënuar për veprat penale:
Në 08/08/2020 Berberi është dënuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
10.02.2019 “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”
20.06.2008 “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
24.02.2018 Kanosje, Prishje e qetësisë publike.
24.04.2011 “Plagosje e rëndë me dashje”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb