Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit, pezullohet Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë

6 months ago 4

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetim për Drejtorinë Vendore të Policisë të këtij qarku, ku përfshihen drejtuesit e uniformave blu. Burime bëjnë me dije se Gjykata ka urdhëruar pezullimin nga puna të shefit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Ismet Sula.

Vendimi është marrë pas nisjes së hetimeve në lidhje me një aksident të ndodhur para pak ditësh në rrugën nacionale Lezhë-Laç. Në këtë aksident është përfshirë djali i ish-deputetit Tom Doshi i cili ka përplasur një tjetër mjet ku po udhëtonin një çift bashkëshortësh. Sipas hetimeve djali i Tom Doshit ka qenë fajtor, por është ndihmuar dhe favorizuar nga policia për t’u larguar nga vendngjarja. Hetimet do vijojnë per te zbuluar nese policia ka kryer veprimet sipas ligjit.

Efektivët akuzohen për “shpërdorim detyre”. Ndërkohë prokuroria po heton edhe shefat dhe drejtuesit e tjerë të policisë së Lezhës për të zbuluar se kush ka urdhëruar favorizimin e djalit të Tom Doshit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article