Firmosën pro dhe deputetë të grupit të tij/ Basha kundër lëvizjes së Bardhit për mandatin e Xhaçkës: Kushtetuesja foli! Po pastaj ku do ta çojnë te daje Ceni?

6 months ago 4

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur kundër lëvizjes së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për të çuar sërish në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese foli një herë për këtë çështje.

Pyetje: Zoti Bardhi pritet të dorëzojë në Kushtetuese, padinë për Xhaçkën. Mes deputetëve që janë në listë që kanë firmosur janë dhe disa deputetë që ju përkrahin juve. A po ju ikin deputetët?
Basha:
As nuk kemi ndaluar dhe as nuk kemi lejuar askënd. Është bindja totale e PD se kthimi në gjykatë Kushtetuese është një tjetër lehtësim që i bëhet Edi Ramës në një akt të paprecedentë në 30 vite. Gjykata Kushtetuese ka folur. Kur flet Kushtetuesja, bindet Parlamenti. Askush nuk është mbi Gjykatën Kushtetuese, përveç Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Po pastaj ku do e çosh? Te daje Ceni? Ça do të thotë Kushtuesja? Apo bëjmë sikur! I ka zënë paniku pushtetarët shqiptarë nga SPAK. Por që në këto akte të jetë bashkëpunëtore një pjesë e opozitës, tregon krizën që ka kjo pjesë. I bëj thirrje mos fusni kokën në rërë si struci, mos bëni për budallenj shqiptarët dhe demokratët, hiqni dorë nga skemat boshe.
Ta çosh në Kushtetuese do të thotë të bësh Duanë e Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article