Fitore minimale e Juves në kampionat, Allegri arrin për herë të 76 suksesin 1 – 0 

9 months ago 18
18:08 31/12/2023

Juventus fitoi ndeshjen e 12 këtë vit në Serie A me rezultatin minimal 1 – 0. Suksesi ndaj Roma e afroi akoma më shumë me Inter e vendit të parë që tani është 2 pikë larg. Një tjetër sukses i Massimiliano Allegri që tregon se është pragmatik në mënyrën se si përgatit ndeshjen, pasi është rezultati i 76 në kampionatin italian 1 – 0, si asnjë trajner tjetër.

“Shpresoj që të fitoj edhe 152 herë të tjera 1 – 0. Ndoshta fiton edhe 3 – 0 apo 4 – 0, por rëndësishme është që falë paraqitjes të arrish te suksesi”.

Juventus po tregon se ka një nga mbrojtjet më të mira mes kampionateve më të rëndësishëm në kontinent, pasi nuk ka lejuar gol gjatë 2023 në 20 ndeshje.

Më mirë janë Barcelona me 22 dhe Inter me 21. Objektivi minimal i Juventus është që të klasifikohet mes 4 më të mirave që e kualifikon në grupet e Champions League.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article