Fjalimet e Enver Hoxhës tani online, arkivi i shtetit dixhitalizon materialet audio dhe video

2 weeks ago 34

8,071 kaseta dhe 318 videokaseta, që u përkasin fondit personal të diktatorit Enver Hoxha dhe fjalimeve të mbajtura nga përfaqësues të regjimit komunist në takime, plenume, mbledhje të Komitetit Qendror, etj, tanimë do të jenë në dispozicion të kujtdo që është i interesuar të njihet më këtë pjesë të historisë përmes platformës online.

Këto materiale janë pjesë e arkivit audiovizual, të cilat prej dy vitesh po i nënshtrohen procesit të digjitalizimit, duke sjellë në kompjuterin personal të studiuesve materialet audio dhe filmike mbi zhvillimet politike në Shqipërinë e pasvitit 1945.

Përdorimi për qëllime didaktike i këtyre materialeve do të jetë falas, duke i ofruar gjeneratës së re një mundësi për të mësuar mbi historinë e Shqipërisë gjatë regjimit komunist.

“Të gjitha materialet e periudhës së komunizmit duhet të jenë të qasshme lirisht për të gjithë. Ne nuk mund që të transmetojmë te brezat e rinj një periudhë të caktuar dhe sidomos pjesën e vendimmarrjes politike në dëm të lirive dhe të drejtave të njeriut, pa i mundësuar që kushdo të mund t’i shohë pa asnjë pengesë. Një gangrenë që ne tashmë prej dy vitesh e kemi hequr qëkur kemi nisur procesin e digjitalizimit masiv të materialeve audio dhe video, që besojmë se do të përfundojë dy vitet e ardhshme”, tha drejtori i DPA, Ardit Bido.

Me rreth 19 milionë dokumente të digjitalizuara në 5-vjeçarin 2019-2024, drejtoria e përgjithshme e arkivave synon me këtë nismë njohjen e historisë dhe e trashëgimisë dokumentare kombëtare, si edhe inkurajimin e studimeve albanologjike.

Read Entire Article