Flakadanë e kapsolla, ndëshkohen me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi shtatë deputetë të opozitës

10 months ago 28

Për kaosin e radhës nga flakadanët dhe kaspsollat të enjten e shkuar në parlament u ndëshkuan me 10 ditë mos pjesëmarrje në Kuvend, shtatë deputetë të opozitës.

Ata janë Ervin Salianji. Lefter Gështenja, Xhelal Mëziu, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

Kjo kërkesë e radhës erdhi nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, tre ditë përpara diskutimit në seancë plenare të ndryshimit të rregullores së Kuvendit, ku parashikohen ndëshkime të ashpra, për ata deputetë që fusin në kaos parlamentin.

Përpara depozitimit të kësaj kërkese paraditen e kësaj të hëne, krye-socialisti Edi Rama drejtoi mbledhjen e grupit kuvendor socialist, nga ku kërkoi prezencë maksimale të deputetëve në dy seanca ardhshme parlamentare për këtë vit.

Top Channel

Read Entire Article