Formacionet zyrtare, PSG – Barcelona: Luis Enrique dhe Xavi me më të mirët në dispozicion

6 months ago 8

PSG do të pres Barcelonën në “Parkun e Princave” në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve.   

Parisienët vijnë në çerekfinale pasi eliminuan Real Sociedadin, ndërsa katalnasit ishin më të mirë se Napoli.

Te PSG do të mungojnë emra si Prsenel Kimpembe dhe Nodi Mukiele për shkak të lëndimit, ndërsa Achraf Hakimi është i pezulluar.

Le vestiaire est prêt ✔️👕#PSGFCB I #UCL pic.twitter.com/YhZA98dLle

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 10, 2024

Barcelona do të jetë pa Balden dhe Gavin për shkak të lëndimeve, ndërsa Andrea Christensen, Pedri dhe Frenkie de Jong kanë udhëtuar me ekipin.

Trajneri i PSG, Luis Enrique do të luajë sot me emra si Sergio Asensio, Osumane Dembele dhe Kylian Mbappe në sulm.

Në anën tjetër Xavi do të paraqitet me Lamine Yamal, Raphinha dhe Robert Lewandowski në sulm


PSG: Donnarumma; Marquinhos, Hernandez, Beraldo, Mendes; Lee, Vitinha, Ruiz; Asensio, Dembélé, Mbappé.

Barcelona: Ter Stegen; Koundé, Araujo, Cubarsí, Cancelo; De Jong, Roberto, Gündoğan; Yamal, Lewandowski, Raphinha.

🚨 BARÇA XI 🚨#PSGBarça | #UCL pic.twitter.com/6eByTugSKQ

— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 10, 2024


/Telegrafi/

Read Entire Article