Policia greke ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar i cili dyshohet se do të kryente një grabitje. Mediat helene raportojnë se në momentin e arrestimit 37-vjeçarit shqiptar i është gjetur një pistoletë me 13 gëzhoja.
Arrestimi i shqiptarit u bë në zonën e Ajos Pandeliomonas të kryeqytetit grek Athinë gjatë orëve të paradites të sotme.
Policia po ushtronte kontrolle në zonë në momentin që ka pikasur shqiptarin dhe e ka ndaluar në mënyrë që të kryente një verifikim të dokumenteve të tij. Nën frikën e arrestimit,i dyshuari tentoi të fshihet në një dyqan por u kap shpejt prej forcave të rendit.
Gjatë kontrollet të ushtruar shqiptarit iu gjet me vete një pistoletë me 13 plumba, e cila dyshohet se do të përdorej në një grabitje.
/Vizionplus.tv/