FOTOT: Mirë që ndodhi ky sulmi në Kosovë dhe nuk flasim për Kukësin

1 year ago 17

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë shënuar një tjetër humbje të rëndë.

Edhe pse përballë një skandali, ku kryebashkiaku kapet në zyrën e tij duke bërë seks, dhe për më tepër në një bastion demokrat, Berisha jo vetëm që nuk arriti dot të fitonte, por përkundrazi, thelloi humbjen me shifra të frikshme.

Dhe këtë radhë, nuk thonë dot as na vodhën e as na blenë, se humbja është e tillë, që nuk lë vend për asnjë justifikim.

Ndaj dhe Sali Berisha, ka vendosur të heshtë.

Ndryshe nga herët e tjera, që del çdo ditë në orën 12:00, këtë radhë e shpëtoi sulmi i terroristëve serbë në Kosovë dhe foli vetëm për ta, a thua është kryetar i opozitës në Kosovë.

Asnjë fjalë për Kukësin.

Me shpresën se çudia më e madhe në Shqipëri tri ditë zgjat.

Më pas do të harrohet, deri në humbjen e radhës!

Read Entire Article