Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy – deklaratat e tyre pas takimit

5 months ago 18

Tyson Fury refuzoi ta shikonte Oleksandr Usyk në sy, teksa dy kampionët e botës dolën ballë për ballë përpara meçit për titullin e peshave të rënda të së shtunës.

Fituesi do të kurorëzohet si kampioni i parë i padiskutueshëm i divizionit në epokën e katër rripave.

Të dy kampionët shkëmbyen shumë pak fjalë në një konferencë shtypi para meçit në Riad të Arabisë Saudite.

Fury si zakonisht ‘showman’, veprimet e të cilit në ngjarje të tilla kanë krijuar shumë tituj ndër vite. Ai mbajti një fjalim të shkurtër.

“Unë jam gati. Nuk kam asgjë për të thënë. Jam gati për një luftë të mirë. Nëse është e vështirë apo e lehtë, sido që të jetë, unë do të jem gati”, ka thënë  35-vjeçari britanik.

📩 @Tyson_Fury with a respectful final message ahead of #FuryUsyk. pic.twitter.com/jvpMGszNC4

— Boxing News+ (@BoxingNewsPlus) May 16, 2024

Ai falënderoi Usykun që ra dakord për luftën. Kur u pyet nëse kishte një mesazh për ukrainasin, Fury shtoi: “Zoti e bekoftë. Unë do të bëj një lutje për të para luftës që ne të dy të dalim të sigurt nga ringu”.

Usyk gjithashtu nuk donte të përfshihej në ndonjë bisedë para meçit. “Le të bëjmë histori”, ka thënë ukrainasi.

😳 EXTRAÑO CAREO

Tyson Fury no quiso mirarle a los ojos a Oleksandr Usyk 😱

No olviden que este sábado en nuestro canal de youtube podrán disfrutar los relatos de los 3 combates estelares de la velada

🎥 @trboxeo #ESPNKnockOut #RingOfFire #FuryUsyk pic.twitter.com/3j0XCgcb33

— ESPN KnockOut (@ESPNKnockOut) May 16, 2024

Kur të dy dolën në pjesën e përparme të skenës për një përballje të detyrueshme, Usyk qëndroi anash, por Fury në vend të kësaj vendosi të rrinte drejt turmës, duke mos e shikuar në sy ukrainasin. /Telegrafi/

Read Entire Article