Gabriel Jesus ‘kërcënon’ Bayernin: Nuk jemi më fëmijë, tani jemi më të gatshëm

6 months ago 4

Gabriel Jesus ka paralajëmruar Bayern Munichu se Arsenali ‘nuk janë më fëmijë’ teksa po synojnë që t’i japin fund pritjes 15-vjeçare për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Është mirë të shkosh aty dhe të flasësh me lojtarët e rinj, por unë jam një lojtar dhe një person që nëse ata vijnë të më pyesin, unë do t’iu tregojë”, ka thënë fillimisht Jesus.

“Nëse shoh diçka që mund t’iu tregojë dhe t’i ndihmojë ata, unë do ta bojë, por nuk mendoj se këtu jemi fëmijë më. Të gjithë kanë luajtur në skenën më të madhe të futbollit, Kupën e Botës, Ligën Premier, Ligën e Kampionëve tani, kështu që mendoj se të gjithë janë gati për të ndihmuar Arsenalin”.

“Une mendoj se ne besojmë më shumë si skuadër, si grup. Sezonin e kaluar kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë të sezonit, deri në janar. Dhe pastaj filluam të ngecim pak. Ky sezon ka qenë e kundërta”.

“Nëse mund të bëjmë pjesën e parë të sezonit të kaluar dhe pjesën e dytë të sezonit aktual, do të ishte sezon fantastik, por jeta reale është më ndryshe. Tani mendoj, sepse ne e kemi tejkaluar këtë, tani jem më të gatshëm, kemi më shumë vetëbesim”, përfundoi braziliani.

Arsenali ka pësuar pesë gola në tri ndeshjet e fundit që ata i kanë zhvilluar ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Read Entire Article