Gjarpri ndërpret ndeshjen e tenisit

9 months ago 48
22:48 30/12/2023

Një vizitor i pazakontë ndërpreu ndeshjen e tenisit mes Dominic Thiem dhe James McCabe, në eventin kualifikues të Brisbane International, në Australi.


Bëhej fjalë për një gjarpër helmues, rreth 50 centimetra të gjatë, që u dallua nga spektatorët në rrethimin e fushës.

Shfaqja e zvarranikut bëri që ndeshja të ndërpritej për 40 minuta, derisa një ekspert për kapjen e gjarpërinjve e largoi prej aty.

Pas rifillimit të takimit, ish-kampioni i US Open, Thiem, triumfoi dhe kaloi në raundin e dytë dhe të fundit të kualifikueseve për në Brisbane International./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article