Gjashtë muaj nga fundi i kontratës, 5 futbollistë të kombëtares të dyzuar para kampionatit europian

9 months ago 26
14:36 01/01/2024

Me hapjen e merkatos së dimrit, shumë futbollistë shqiptarë mund të ndryshojë skuadër, ndoshta edhe gjatë muajit Janar. Pavarësisht se janë kthyer në një pikë stabël për ekipin, kontrata drejt skadencës do i shtynte për të ndryshuar ambient.

Sokol Cikalleshi, Taulant Seferi, Keidi Bare, Jurgen Gjasula dhe Etrit Berisha kanë edhe 6 muaj në marrëveshjet me klubet respektive dhe tashmë janë të lirë për të negociuar kalimin në një tjetër skuadër.

Konayspor nuk i ka ofruar ende një rinovim kontrate 33-vjeçarit Cikalleshi, me këtë të fundit që duket se është i destinuar për të respektuar fundin e kontratës, pasi dëshiron grumbullimin në kombëtaren shqiptare për aventurën në Euro2024.

Situatë delikate edhe për Keidi Bare, i cili ka marrë ofertë për të rinovuar me Espanjolin, gjithsesi një akord mes palësh mungon në mënyrë zyrtare.

Në të njëjtat kushte gjenden edhe futbollistët e tjerë, të cilët në mungesë të një skuadre që do i afronte minuta në këmbë do preferonin të qëndronin aty ku edhe luajtën fazën e parë të sezonit.

Në vitin e fundit të marrëveshjes me Gëangju ka hyrë edhe Jasir Asani. Sulmuesi i krahut ka një kontratë me koreano-jugorët deri në dhjetor të këtij viti, teksa aludohet për një akord me Las Palmas në La Liga

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article