Gjendet pa shenja jete në rrugë i moshuari në Korçë, çfarë thotë policia

9 months ago 28

Një i moshuar është gjetur i pajetë sot në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17.

“Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023. Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article